.
×

Visar Ymeri tregon se me cilën parti PSD-ja ka filluar diskutimet për koalicion parazgjedhor



Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri ka thënë se duke shfrytëzuar avantazhin që kanë pasur nga Lëvizja Vetëvendosje, partia në të cilën edhe është, ka një avantazh duke e vendosur PSD-në në mesin e partive të mëdha në vend.

Duke pasur avantazhin dhe fytyrat publike ne e kemi vendosur PSD-në në mesin e partive serioze në Kosovë. Për secilën parti politike i konvenon më shumë kohë. PSD ka qenë ndër të parat që ka deponuar nënshkrimet ose ia ka dhënë LDK-së atë kohë nënshkrimet porse ata nuk kanë ndërmarr diçka në këtë drejtim. Por kjo nuk ndodhi pasi dy partitë tjera nuk ishin të gatshme”, tha Ymeri

.Në një intervistë për televizionin Klan Kosova, Ymeri tha se për PSD-në më nuk po flasin nëse do të mund ta kalojnë pragun apo jo, porse siç u shpreh ai, kryesia e partisë është duke folur për programin e saj.

“Për PSD-në nuk flitet për prag. Ne e kemi një situatë në të cilën jemi duke e diskutuar në atë se si do të mund të ishim si PSD në mënyrë që programi ynë politik të bëhet realitet në institucionet e Kosovës”, tha ai.I pyetur për ndonjë koalicion parazgjedhor, deputeti i PSD-së tha se kanë një përafrim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)“

PSD natyrisht nuk e përjashton një koalicion parazgjedhor dhe jemi duke e diskutuar edhe mundësinë për ndonjë koalicion parazgjedhor. PSD përmes koalicionit e ka vetëm një qëllim, të dalim fitues. Deri tash kemi biseduar dhe ka pasur një mirëkuptim me AAK por ende nuk kemi asgjë të definuar dhe asgjë të nënshkruar. Deri në javën e ardhshmen do të kemi mundësin që të tregojmë qartë”, tha ai.

Kurse, lidhur me atë se sa deputetë mund të ketë kjo parti në qeverinë e re, ai tha se PSD mund të ketë 10 deri në 12 deputetë.“Matjet e sondazhet janë bërë në periudha të ndryshme dhe mund të ketë ndonjë varijim dhe në fillim kur janë bërë matjet përqindja ka qenë më e ulët. Mendoj që PSd do ti ketë prej 10 deri në 12 deputetë.

Aty diku do të kisha parashikuar”, tha ndër të tjera ish kryetari i LVV-së tashmë deputet i PSD-së, Visar Ymeri.