[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vilson Imeraj, shtetasi i Shqipërisë është i dyshuari për vrasjen e kryer në Gjakovë



Një tragjedi ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bardhaniq të Gjakovës. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shtetasi i Shqipërisë, Vilson Imeraj e ka therur me thikë duke i shkaktuar vdekjen burrit të kushërirës së saj.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gruaja dhe djali i viktimës. Pasi ka kryer aktin kriminal, Imeraj ka tentuar arratisjen por që është kapur më pas nga Policia.

“Rreth orës 03:00 të 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast vrasje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigj vendit të ngjarjes.

Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa dy personave të tjerë u është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore” thuhet në njoftimin e Policisë për këtë rast.

Menu Title