[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Viktima më e re që vdiq nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë



 

Botapress 27 Janar- Instituti Kombëar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 301 raste të reja me koronavirus, përderisa 181 pacientë janë shëruar.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 8 vdekje si pasojë e COVID-19, teksa viktima më e re është 54-vjeç nga komuna e Vushtrrisë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Gjakovë 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (61 vjeç), Skenderaj 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (54 vjeç)”, njofton IKSHPK, transmeton Gazeta Botapress.

Aktualisht në Kosovë numri i numri i rasteve aktive është 5.991. /Gazeta Botapress.info/

Menu Title