[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Videoreklama e Komunës së Prishtinës, apo prepotenca e vetëkënaqësisë së Shpend Ahmetit!  



valon

Valon Prestreshi

Sapo, shikova videon e realizuar nga Komuna e Prishtines për punët e arritura gjatë këtij njëvjeqari që ka bërë kryetari i saj. Si gjithmonë Kryetari Ahmeti vazhdon me prepotencen e tij dhe vetëkanqesinë e tij, duke lavdëruar vetëvetën.

Nuk dua të komentoj për drejtoritë tjera përveq asajë të drejtorisë për buxhet dhe financa. Sipas drejtorit, punët kryesore që i paska realizuar qenka përpilimi I një procesi të buxhetit. I nderuari drejtor, ju nuk keni nevojë të bëni procese paralele të buxhetit, sepse procesi është egzistent me ligjin mbi menagjimin e financave publike dhe dokumenteve qe rrjedhin nga ai ligj (Qarkoret Buxhetore), ndërsa thotë, që qeverisja e kaluar I ka përmbushur obligimet ligjore karshi hartimit te buxhetit. Drejtor, kryetari juaj thotë, që qeverisja e kaluar ka bërë shkelje drastike ligjore ne menagjimin e financave publike, kjo është një kundërthënje a po jo?

Ju pergzoj për 9 diskutimet publike që keni bërë, ky eshte akt i mirë dhe transparent dhe ky proces duhet të jetë në vazhdimsi. Tani librin që ju e keni bërë, është një shpenzim krejtësisht I kotë, sepse prap po kthena me lartë, kso lloj librash I bënë ministria e financave për buxhetin dhe ajo në bashkepunimin me komisionin e grandeve harton edhe qarkoret buxhetore.

Nësë për tërë vitin je marr me përpilimin e një libri, I nderuari drejtor, unë si qytetarë ordiner them se ke dështuar totalisht. Në këtë video, askund nuk keni përmendur, të hyrat e realizuara, shpenzimet buxhetore nëpër të gjitha linjat, qoft ato operative apo kapitale. Askund nuk permenden shpenzimet e ndijshme operative, dreka dhe darka, karburante etj.  Askund nuk keni përmendur, suficidin nga grandet apo të hyrat, edhe si mundesh me thënë që puna jote është më e mirë se e kaluarja, kur nuk ke bërë asnjë krahasim buxhetor, sepse e kaluarja merret për bazë, për arritjet e së ardhmes. Sipas kesaj video mund te themi, se nga procesi I ekzekutimit te buxhetit, keni deshtuar totalisht, andaj nuk keni elaburuar.

Andaj, kjo video qe ju keni realizuar, eshte investim i kotë, që ka një permbajtje shumë të dobët, dhe që tenton t’ia shpërlaj trurin qytetarit. Ne jemi këtu!!!

Menu Title