.
×

Videoja më prekëse e postuar ndonjëherë



Është prej atyre videove që sa herë e sheh vështirë ti mbash lotët. Një vajzë e vogël, e prekur nga sëmundje e rrallë dhe i ati që mundohet ti japë zemër e kurajo.

Pamjet janë publikuar nga Olti Curri, ndërsa në video shfaqet Opal, 7-vjeçare, e prekur nga AFM, një sëmundje e rrallë që prek sistemin nervor.

“Kjo është një nga videot më prekëse që qarkullon në ‘Instagram’. Vajza e vogël në sekuencën e shkurtër quhet Opal dhe është diagnostikuar me ‘AFM’, një sëmundje e rrallë që prek sistemin nervor. Ajo ka kaluar 7 javë në qendrën pediatrike dhe më pas për disa javë të tjera në rehabilitim. Opal është personi më i ri i diagnostikuar ndonjëherë me këtë sëmundje.

Në video shfaqet babai i saj, Josh, i cili sa herë shkon për ta vizituar të bijën në spital, para se të largohet gjuan me grushte gjoksin e tij. E vogla bën të njëjtin veprim si për të treguar se e kupton babain e saj. Vetë Josh shprehet: “E bëj këtë veprim për t’i treguar vajzës sime se ndajmë të njëjtën rrahje zemre dhe që do luftoj për të”, shkruan Olti Curri në postimin e tij.

Kjo është një nga videot më prekëse që qarkullon në ‘Instagram’. Vajza e vogël në sekuencën e shkurtër quhet Opal dhe është diagnostikuar me ‘AFM’, një sëmundje e rrallë që prek sistemin nervor. Ajo ka kaluar 7 javë në qendrën pediatrike dhe më pas për disa javë të tjera në rehabilitim. Opal është personi më i ri i diagnostikuar ndonjëherë me këtë sëmundje. Në video shfaqet babai i saj, Josh, i cili sa herë shkon për ta vizituar të bijën në spital, para se të largohet gjuan me grushte gjoksin e tij. E vogla bën të njëjtin veprim si për të treguar se e kupton babain e saj. Vetë Josh shprehet: “E bëj këtë veprim për t’i treguar vajzës sime se ndajmë të njëjtën rrahje zemre dhe që do luftoj për të”. ❤️Marrë nga revistawho.comAdmin: Xheni

Publiée par Olti Curri sur Lundi 20 mai 2019