.
×

VIDEO/ Incident në Lagjen turke në Strumicë, ishte kërkuar që thirrjes së ezanit nga hoxha t’i ulej zëri



Dje në orën 20:23, SPB Strumicaë dhe Inspektorati i Mjedisit kanë ndërmarrë një intervenim në lagjn turke në Strumicë, pas një peticioni të disa qytetëve, që kishin ngritur kundër thirrjes së ezanit në zë të lartë nga hoxha, përcjell in7.

Aksioni i përbashkët kishte për qëllim matjen e vëllimit të zërit, por rreth 300 besimtarë muslimanë në Strumicë kanë dalë në rrugë kur policia kishte arritur në lagjen turke, duke menduar se do të ndaloni thirrjen e ezanit.

Sipas dëshmitarëve okularë, me këtë rast ka patur një incident ku ishin grumbulluar besimtarë të cilët ishin kërcënuar se do ta djegin kishën pati një incident pasi një pjesë e një turme të adhuruesve bërtisnin se do të digjnin kishën e “Shën 15 Priftërinjtë e Tiberiopolisit”.

Popullata e besimit ortodoks, që jeton në të njëjtën lagje, thonë se ata nuk kanë asnjë problem me xhaminë si objekt, as kundër njerëzve të fesë islame, por duhet të kenë kujdes me zhurmat e fortë nga artoporlantët e xhamisë.

Nga SPB Strumicë thonë se do të kërkojnë nga të takohen me bashkësitë fetare dhe të zgjidhin problemin sa më shpejt që të jetë e mundur pa ndonjë incident të mëtejshëm.