[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veturën që ra në Liqenin e Mitrovicës po e voziste një grua, shpëtoi pa lëndime



Në orët e hereshme të mëngjesit, sot një veturë e tipit Golf VI ka rënë në ujin e Liqenit Akumulues në Mitrovicë. Gazeta mëson se në të ishin dy persona, një nga ta ishte shofere grua. Por, për fatin e mirë, dy personat shpëtuan pa lëndime.

Në pamjet që ka siguruar Jepi Zë, shihet se vetura, pas disa orëve përpjekje, është nxjerrë nga liqeni. Në vendin e ngjarjes kishin dalë zjarrfikësit, e atyre u asistuan zhytësit e klubit “Trepça”.

 

Menu Title