.
×

Veturat super të shtrenjta të artistëve shqiptarë



 

 

Yjet e njohura të estradës përveç muzikës që ata bëjnë, gjithmonë janë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tyre luksoze që bëjnë.

Veshjet e tyre firmato e veturat super të shtrenjta, dreka e darka, pushimet, çdo herë janë në fokus të publikut, transmeton Gazeta Express.

Më poshtë ju sjellim disa nga VIP-shqiptarë të cilët vozitin vetura super të shtrenjta si “Range Rover”, “Porsche” “BMË”.

Një nga ta është këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu. Ermali është një nga këngëtarët më të kërkuar në koncerte në estradën shqiptare.

Ermali vozit tani një veturë të tipit Mercedes, ndërkohë që më parë kishte një Range Rover.

Një Range Rover të kuq vozit edhe Ariana, bashkëshortja e Ermalit.

 

Për yjet e estradës, duket se Range Rover janë më të preferuarat. Një veturë të tillë ka edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Era Istrefi. Ajo madje e quan atë si beba e saj.

Për momentin reperi i njohur Majk është ndër më të kërkuarit. Majku ka një veturë të tipit BMW.

Ajo njihet për jetën e saj luksoze. Si e tillë modelja e njohur Morena Taraku vozit një veturë super të shtrenjtë “Porsche Cayenne”.