[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vetura shtyp 12 vjeçaren, ja si është gjendja e saj



Një fëmijë i moshës 12 vjeçare dje rreth mesditës është shtypur nga një makinë në rrugën “Justiniani i Parë”, në Shkup.

Aksidenti ka ndodhur kur makina e markës “Golf”, e drejtuar nga B.K. (47) nga Shkupi goditi një këmbësor të moshës 12-vjeçare, nga fshati Batincë i Shkupit, i cili menjëherë është dërguar në Spitali e Përgjithshëm në Shkup, nga ku, pas dhënies së ndihmës nga ekipet mjeksore, është lëshuar për kurim në shtëpi, njoftojnë nga polica.

Menu Title