.
×

Vetura lukzose e parkuar në hapësirën e gjelbëruar publike



Në Prishtinë mund ta parkosh veturën ku të duash dhe si të duash. Kryeqyteti i Kosovës vazhdon të jetë vendi i kaosit, ku qytetarët veprojnë si t’ua do qejfi pa njohur ligj e rend.

Edhe ky qytetar, nuk është lodhur, ai ka parkuar veturën e tij Range Rover mbi hapësirën e gjelbëruar publike, përcjellë Indeksonline.

Gjesti i tij jo vetëm që tregon mungesë edukate e kulture, por edhe njëkohësisht dëmton pjesën e cila është e dedikuar për zbukurim.