.
×

Veton Surroi: Lista Serbe është produkt i Thaçit dhe Vuçiqit



Për publicistin dhe shkrimtarin, Veton Surroi, partia Lista Serbe në Kosovë ka qenë jo vetëm produkt i Beogradit, por edhe i Hashim Thaçit.“Derisa ajo të përkrahet nga Thaçi e Vuçiqi, ajo do të vazhdojë të veprojë në Kosovë”, ka thënë Surroi në Rubikon të KTV-së.Megjithatë, ai ka sqaruar se jo me çdo kusht Lista Serbe duhet të jetë në Qeveri.

“Formulimi kushtetues nuk e përcakton se kush duhet të jetë në Qeveri. Kosova nuk duhet të ketë detyrim që të ketë ministra të një minoriteti, megjithëse është krejtësisht kundër të drejtave minoritare dhe kundër parimeve evropiane”, ka thënë Surroi.

“Nuk mund t’i thuash një Qeverie, ose një segmenti të pushtetit siç ka ndodhur me Marrëveshjen e Brukselit, për shembull gjyqtari të jetë i këtij nacionaliteti, paneli gjyqësor apo drejtori i policisë të jetë i këtij nacionaliteti”, ka thënë më tej ai.