.
×

Veton Surroi: Brenda gjashtë muajve kjo qeveri duhet të bjerë



Botapress, 23 Janar – Publicisti Veton Surroi ka vlerësuar se qeveria aktuale e vendit, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, duhet të largohet shumë shpejt.

Ish-kryetari i partisë së dikurshme Ora ka thënë se Qeveria Haradinaj duhet të bjerë në pjesën e parë të këtij viti.

 

“Brenda gjashtë muajve do të ishte normale të binte kjo qeveri dhe të shkonim në zgjedhje të reja, ndoshta”, është shprehur Surroi, në RTV Dukagjini.

 

Surroi më herët ka thënë se Kosova ka parë më shumë skandale se kurrë më parë gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes së vendit nga Haradinaj.

 

“Kjo Qeveri ka krijuar më shumë befasi, çdo ditë, sa që çdo befasi e ka lënë mënjanë befasinë e mëparme”, ka deklaruar ai.

 

“Përderisa një pjesë e opinionit publik është marrë me numërimin e ministrave e zëvendësministrave, e njëjta qeveri fali në formë joligjore, jokushtetuese, borxhin prej 58 milionë euro ambalazhuesve të ujit, dha para për pjesëmarrësit e grupit të Kumanovës”, ka kujtuar Surroi.

 

“Mori vendime për ngritje të pagave që janë po ashtu në kundërshtim me ligjin, dhe në fund mori një vendim që ka gjasa të jetë më i dëmshmi për vendin, kjo është kontrata për termocentralin Kosova e Re”, ka vlerësuar publicisti.