.
×

Vetëvendosje nuk i është përgjigjur ftesës së Policisë për protestën (Dokument)



Lëvizja Vetëvendosje nuk i është përgjigjur ftesës së Policisë së Kosovës për të diskutuar lidhur me protestën e së mërkurës.

Indeksonline ka siguruar ftesën e PK-së, dërguar Vetëvendosjes më datë 02.02.2015, ftesë kjo e cila në asnjë moment nuk është konfirmuar nga Vetëvendosje.

“Policia e Kosovës duke e njohur të drejtën e protestës dhe organizimet qytetare edhe përkundër të mos lajmërimit si është e paraparë me Ligjin për Tubimet Publike Nr.03/L-118 ju kemi ftuar sot me datë 02.02.2015 përmes telefonit për një takim me qëllim të bashkërendimit dhe koordinimit të veprimeve të parapara ligjore në mes jush dhe Policisë së Kosovës. Edhe përkundër gatishmërisë (njëri nga anëtarët e LVV) se do të marrim përgjigjje pas takimit të kryesisë së këtij subjekti të paraparë të filloj nga ora 14:00, ne ende nuk kemi pranuar një konfimrim për kërkesën tonë për takim ku do të bisedonim lidhur me mënyrën e mbajtjes së kësaj proteste si dhe veprimet e përbashkëta që do ti ndërmernim  në kuadër të bashkërendimit…”, thuhet në ftesën e Policisë