[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit



Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë, ka kohë që po kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit, pasi siç e konsiderojnë ata, i ka vjedhur votat e LVV-së. Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Eman Rrahmani përmes një postimi në Facebook beson se Ahmeti nuk duhet të qëndroj as edhe një minutë si Kryetar i Prishtinës.

Rrahmani në postimin e tij ia ka përmendur Ahmetit se si i kanë tepruar mbi 31 milionë euro , para të destinuara për investime kapitale.

Postimi i plotë:

31 milion e 833 mijë euro i kanë tepruar Shpend Ahmetit. Këto mjete të destinuara për investime Kapitale nuk janë investuar në Komunën e Prishtinës.

Prej tyre:

-29 milion e 512 mijë do të bartën për vitin 2020 nëse nuk kanë qenë grant qeveritar dhe,

-2 milion e 321 mijë janë paguar borxhe punëtorëve të tullëtores.

Kryetari as edhe një minut nuk duhet të qëndroj aty. Dorëheqja nuk mjafton duhet edhe llogaridhënie.

Menu Title