.
×

Vetëvendosje kërkon debat parlamentar për RTK-në



Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes dorëzoi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës kërkesën për mbajtjen e një debati parlamentar lidhur me punën dhe funksionimin e Radio Televizionit të Kosovës.

Përmes kumtesës dërguar medieve lidhur me këtë kërkesë, Vetëvendosje thekson se Sindikata e punëtorëve të RTK-së si dhe redaktorët e lajmeve kanë ngritur shqetësime të bazuara në lidhje me shkeljet e vazhdueshme të bëra nga menaxhmenti i RTK-së me rastin e punësimeve si dhe lidhur me ndërhyrjet e vazhdueshme veçanërisht në përmbajtjen e emisionit të lajmeve.

Kumtesa në fund shton se deputetët e kësaj parti e shprehin shqetësimin dhe nevojën për veprim nga ana e themeluesit pra Kuvendit, pas reagimit të të punësuarve në këtë institucion publik.