.
×

Vetëvendosje e vetme në protesta



Pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje ka nënshkruar një marrëveshje me LDK-në, AAK-në dhe Nismën, kjo marrëveshje nuk i obligon këto të fundit që t’i ftojnë qytetarët të dalin në rrugë për të protestuar. Partitë të cilat përbëjnë koalicionin LAN, thjeshtë nuk po e shohin si opsion thirrjen e protestave për tejkalimin e ngërçit.

Sekretari organizativ, në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se gjithmonë ka insistuar që demokracia nuk duhet të reduktohet vetëm në rolin përfaqësues, por duhet të jetë demokraci e drejtpërdrejtë, në thelb të së cilës është qytetaria aktive.

“ Konkretisht, tash kemi një qeveri në ikje e cila e ka kapur shtetin dhe po i bllokon institucionet, duke mos e lejuar formimin e tyre. Kjo qeveri nuk do të hiqet nga pushteti dhe ta lejojë shumicën parlamentare t’i formojë institucionet, por i mban peng institucionet, shtetin dhe popullin. Andaj, ne konsiderojmë se në këtë situatë protestat qytetare janë mjet legjitim dhe demokratik dhe ne i inkurajojmë ato. Gjithashtu, me koalicion LAN ndër të tjera është diskutuar edhe organizimi i protestave qytetare”, ka thënë Molliqaj./Tribuna/.