[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vetëvendosje e fton në interpelancë Ministrin e Arsimit, kërkojnë sqarime për fillimin e vitit të ri shkollor



Lëvizja Vetëvendosje e ka ftuar sot në interpelancë Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, LVV ka kërkuar nga Likaj të jep sqarime lidhur me planin për fillimin e vitit të ri shkollor, si dhe kushtet të cilat janë krijuar për nxënësit.

“Ka klasa ku janë dy nxënës në një bankë, një përparësi është angazhimi i stafit të shkollave dhe bashkëpunimi me prindërit që kanë pasur një vullnet të shtuar për fillimin e vitit shkollor”, ka thënë Arberie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, e cila ka deklaruar se ka disa mësues me probleme shëndetësore që janë detyruar të kthehen në punë.

“Mësues më problem kronike e problem tjera janë të obliguar që të dalin në shkollë duke rrezikuar edhe veten e tyre dhe të tjerët.

Jemi para fillimit në vitin e ri për studentët, edhe në këtë drejtim, ministria nuk ka plan të qartë se si do të bëhet fillimi i vitit të ri, provimi pranues, cka do të ndodhë këtë vit me fillimin e vitit të ri akademik?”, ka thënë Nagavci.

Vetëvendosje ka kërkuar nga deputetët që të votojnë një mocion përmbajtësor./GazetaExpress/

Menu Title