.
×

Vetëvendosje deri sot e para, tash e treta



 

Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura gjatë vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke u bërë kështu edhe Grupi më i Madh Parlamentar, me 32 deputetë.

Kështu, Lëvizja Vetëvendosje  si grupi më i madh edhe ka marrë zyrën e grupit më të madh parlamentar që prej kohësh e kishte shfrytëzuar PDK-ja.

Por, tani 12  deputetë të dorëhequr nga Vetëvendosje kanë dorëzuar sot edhe zyrtarisht kërkesën për formimin e Grupit të tyre parlamentar.

Me miratimin nga Kryesia e Kuvendit që të krijohet ky grup i ri parlamentar prej 12 deputetëve, dhe me shkuarjen e deputetës së VV, Donika Kadaj-Bujupi në grupin Parlamentar të AAK-së, do të thotë se Vetëvendosje nuk do të jetë më Grupi më i Madh Parlamentar.

Në këtë mënyrë, Vetëvendosja nga 32 deputetë që kishte, do të mbet me 19.

Kjo do të thotë se nga e para sa ishte deri më tani, ajo do të mbetet grupi i tretë Parlamentar.

Grupi më i madh Parlamentar  tash do mbes Lidhja Demokratike e Kosovës me 27 ulëse, ndërsa e dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 23 vende.

Ndërsa, Grupi i Ri Parlamentar i formuar nga deputetët të cilët janë dorëhequr nga VV, do të jetë grupi i katërt Parlamentar, për nga numri i deputetëve.