.
×

Vetëvendosja paswordin “Thaqi”, Qeveria password fyes! (Foto)



Mundësia e shkarkimit falas të programit “WiFi MAP”, ka zbuluar paswordë interesantë të shumë subjekteve, bizneseve dhe institucioneve.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, siç detekton “WiFi MAP” kishte një pasword shumë të shkurtër për qasje në internet.

Ishte pikërisht emri i partisë rivale: PDK, ai që i shërbente zyrtarëve të AAK-së për t’u konektuar në internet, në zyrat qendrore të kësaj partie në Prishtinë. Mbiemrin e rivalit të vjetër e ka password edhe Lëvizja Vetëvendosje. Paswordi i këtij subjekti është “Thaqi”.

Kurse në Qeverinë e Kosovës, nga 1 tetori i këtij viti kur zyrtarët kanë pasur nevojë për t’u konektuar në internet. Këtë kanë mundur ta bëjnë përmes password-it “fuckyoumomy”, që del të jetë tejet banal.

Banka Qendrore e Kosovës ndonëse është një institucion me probleme të mëdha, ku kishte arrestime dhe skandale të njëpasnjëshme, nga paswordi që kanë vendosur në këtë institucion shihet se synimet i kanë mjaft të mëdha. Paswordi i BQK-së vazhdon të jetë “nobel111”./Zeri/

Image
Image