.
×

Vetëvendosja e LDK-ja pritet të takohen gjatë kësaj jave



Para se të kalojë afati kohor për Lëvizjen Vetëvendosje nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me ofertën që këta të fundit i’a kanë bërë VV-së, dy palët pritet të takohen edhe njëherë gjatë kësaj jave.

Nnënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci, se deri në fund të kësaj jave mund të ndodhë një takim mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për shqyrtimin e ofertës së LDK-së.

“Nuk e di nëse nesër do të ketë takim por deri në fund të javës mund të ndodhë ndonjë takim”, tha Nagavci.

Tutje nga Lëvizja Vetëvendosje sot kanë konfirmuar se Glauk Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit.Nga kjo parti kanë thënë se kërkesa e LDK-së për dorëheqjen e Konjufcës nga i pari i Kuvendit, është e papranueshme.