[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vetëvendosja çështjen e Asociacionit e sheh si të vdekur



Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, dhe kryetarja e nënkryetarja e kësaj partie Fatmire Mulhaxha Kollçaku pritën sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Tomash Szunyog.

Në këtë takim u fol për punën e komisioneve parlamentare e për projektligjin për Financimin e Partive Politike, e Ambasadori Szunyog foli për agjendën evropiane dhe se ajo duhet të jetë prioritet i partive politike në Kosovë.E Vetëvendosja në këtë takim tha se asociacionin e konsideron të dëmshëm e të vdekur.

Ndërsa, Rexhep Selimi, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes në lidhje me marrëveshjen e asociacionit të Komunave serbe ripërsëriti qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila që nga fillimi e ka konsideruar të dëmshme dhe tashmë e sheh edhe të vdekur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015.Fatmire Mulhaxha Kollçaku tha se e sheh të dëmshëm vendimin e Qeverisë për shuarjen e Task-forcës së Antikorrupsion dhe për këtë duhet kërkuar llogari.

Ajo tha se komisioni që drejton do të bëjë çmos që kjo çështje ta marrë vëmendjen dhe trajtimin e duhur.

Menu Title