[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veterani i UÇK-së, i infektuar me COVID-19: Kam temperaturë flaka më doli, virusi ma ka humbur fuqinë (VIDEO)



Një veteran i luftës së fundit ka publikuar një video përmes të cilës ka treguar se është infektuar me COVID-19.Ka thënë se është në ditën e pestë dhe ka shumë temperaturë. Shkaku i virusit, ka treguar se edhe i ka humbur vetëdija dhe ka bërë thirrje për kujdes.

“Jam i infekruar me COVID-19. Kam temperaturë shumë të madhe. Te dikush ka simpotma shumë të rënda, te dikush më të lehta. Më ka humbur fuqi e çka kam. Jam rrëzuar në banjo dhe më ka humbur vetëdija. E pesta ditë dhe flaka më doli. Jam invalidë i luftës dhe krahun e kam humbur në luftë. Kërkoj prej jush veç lutuni për mu të madhit Zot”, ka thënë ai.

Në gjithë Kosovën deri tash kanë vdekur 236persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 500 dhe janë shëruar më shumë se 4500 pacientë.

Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.

Në gjithë botën janë prekur me shumë se 17 milionë njerëz me koronavirusin e ri, kanë vdekur më shumë se 600 mijë të tjerë dhe janë shëruar mbi 10 milionë pacientë.

02.08.2020 Covt 19

Publiée par Zekri Agushi sur Samedi 1 août 2020

Menu Title