.
×

Veteranët thyejnë kordonin policor, futen brenda rrethojave të objektit të Qeverisë



Botapress, 30 mars

e plotesuar

Protestuesit veteranë kanë hyrë me forcë brenda rrethojave të objektit të Qeverisë së Kosovës. Ata e kanë thyer kordonin policorë dhe po kërkojnë nga qeveritarët që të dalin e të bisedoj me ta. ‘UÇK, UÇK, Hajnat jashtë. Qelna derën ti nxirrem hajnat jashtë”, janë disa nga brohoritjet e tyre.

Veteranët po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të dal e të bisedoj me ta. Ata poashtu pe kundërshtojnë themelimin e Gjykatës Speciale.

‘Hajnat jashtë. Qelna derën ti nxirrem hajnat jashtë”, janë brohoritjet e veteranëve.

 

Qeriqi: Nuk kemi luftu për këtë liri dhe për këtë shtet të hajnave

Vetereanët e UÇK-së kanë protestuar para ndertesës së qeverisë në shenjë proteste ndaj manipulimeve me listat e veteraneve. Përfaqësuesi i shoqatave të veteranëve të luftës, Xhevdet Qeriqi kërkoi nga qeveria publikimin e të gjitha listave, si dhe përfshirjen e të gjithë veteranëve të UÇK-së në lista. “Nuk kemi luftu për këtë liri dhe për këtë shtet të hajnave”, tha Qeriqi./Botapress