[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veteranët e UÇK-së thonë se po përcillen nga disa persona



Organizata Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas kanë reaguar lidhur me përcjelljet që po iu bëhet përfaqësuesve të OVL-UÇK-së siç thonë nga individ të panjohur.

Nga dega e OVL-UÇK, dega në Drenas kanë theksuar se tashmë dihet për luftën e pastër të UÇK-së, derisa ka shtuar asnjëherë nuk janë fshehur e që një gjë të tillë nuk do ta bëjnë as tash. Në reagim thuhet se të tjerë janë ata që duhet të fshihen, “sepse një ditë do t’i mallkoj historia”.

“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dega Drenas, reagon në lidhje me përcjelljet, vëzhgimi që po iu bëhet përfaqësuesve të Or ganizatave të Luftës së UÇK-së, nga individ të panjohur. Për luftën e pastër që ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës tashmë dihet. Ne asnjëherë nuk jemi fshehur, dhe as tash nuk do të fshihemi, janë të tjerë ata që duhet të fshihen sepse një ditë do t’i mallkoj historia”, thuhet në reagimin e OVL, dega në Drenas.

Menu Title