.
×

Veteranët e Istogut sot protestojnë kundës dallavereve me lista



Sot në qendër të Istogut veteranët e kësaj ane kanë paralajmëruar një protestë kundër emrave të publikuara në listat e veteranëve të UÇK-së.

Në një njoftim të dërguar për media në emër të Skënder Shatrit bëhet e ditur për aktivitetin protestues për nesër në qendër të qytetit me fillin në orën 11:00.

“Ju ftojmë që nesër në qendër të qytetit të Istogut, të jeni prezent në aktivitetin tonë protestues si veteran të UÇK-së, ku do t’i bëjmë publike pakënaqësitë tona lidhur me publikimin e listave të veteranëve dhe skandalet qe janë bërë nga Komisioni Komunal dhe ai Qendror për verifikimin e këtyre listave”, thuhet në njoftim.