.
×

Veseli:Ma mos bë zhurmë, mos ta prishim hijeshinë e ditës së djeshme



 

Botapress, 19 Korrik- Seanca e Kuvendit tashmë ka filluar.

Seanca ndonëse me vonesë nisi me debat mes Deputetit i PSD-së Visar Ymerit dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Ymeri kërkoi që si pikë urgjente të futet çështja e dialogut me Serbinë.

Kështu, Kryetari Veseli në disponim gjatë tërë kohës ka kërkuar që të mos prishet ‘hijeshia’ e ditës së djeshme, duke iu referuar rekomandimin pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian.

I pari i Kuvendit iu ka drejtuar deputetit të PDK-së, Memli Krasniqit me fjalët mos bëjë zhurmë, mos e prish hijeshinë e djeshmit.

“Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së ma mos bë zhurmë. Mos te ja prishëm hijeshinë e djeshit”, iu ka drejtuar Veseli.