[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veseli u telefonon ambasadorëve, i pyet për diasporën dhe i çon mesazh Albin Kurtit



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka biseduar me ambasadorët e Kosovës në Gjermani, Zvicër, Austri e Francë për t’u interesuar për gjendjen e diasporës në këtë kohë pandemie.Veseli përmes rrjetit social Facebook ka deklaruar se duhet të jemi mirënjohes ndaj vendeve pritëse për kujdesin që po tregojnë për bashkatdhetarët kosovarë.

U gëzova kur më treguan se edhe bizneset e diasporës janë mobilizuar në solidaritet për të ofruar mbështetje për studentët e Kosovës të mbetur jashtë, prandaj me të vërtetë meritojnë të lavdërohen”, ka shkruar tutje ai.

Ai ka njoftuar se qindra kosovarë kanë shprehur vullnetin të kthehen në Kosovë.“Prandaj i bëj thirrje qeverisë në ikje të Kosovës, që sa më parë t’iu gjendet në ndihmë e të marri masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve tanë, të cilët janë bllokuar jashtë e duan të kthehen. Po ashtu, bëj thirrje që sa më shpejt të investohet për të zgjeruar kapacitetet e karantimit të qytetarëve tanë të cilët rikthehen në vendlindje”, ka përfunduar kryetari i PDK-së

Menu Title