.
×

Veseli: Po të falimentonte Trepça do të ishte ndarë edhe Kosova



Debati për ndryshimin plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, po vazhdon edhe më , ndrërsa, temë e ‘nxehtë’ e debatit është pika 3, paragrafi 11.3, i cili po kundërshtohet fuqishëm nga opozita.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i fundit mori fjalën në seancë, ndërsa tha se projektligji  kur erdhi për herë të parë  në Kuvend ishim nën presion të gjithë , sepse Dhoma Speciale kishte marrë vendimin për afatin e likuidimit të Trepçës. “Ne jemi ngutur për të shpëtuar falimentimin e Trepçës, sepse po të falimentonte Trepça do të ishte ndarë edhe Kosova.”, tha Veseli. Ai vazhdoi të arsyetojë  vendimin e tërheqjes së Projektligjit për Trepçën,ndrysa kritikoi deputetët  që po merren me çështjen Vuçiq, sepse tha ai se nuk ka ndikim Vuçiq, në vendimet tona, sepse ne kemi luftuar kundër Serbisë. “Trepçën nuk e kemi  ndërmend me nacionalizuar.Kosova ka tregun e lirë, Kosova  me Kushtetutë e ka të garantuar menaxhimin e minierave, kurse në aspektin e investimeve, ne do të mundohemi që të sjellim investitorë.“Nuk do ta japim Trepçën askujt ne i marrim vendimet sepse Trepça është aset i Republikës së Kosovës”, tha Veseli