[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veseli në konferencë për media pas pak, nuk dihet nëse do ta përkrah rrëzimin e Qeverisë



Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka marrë përkrahjen e AAK’së së Ramush Haradinajt dhe NISMA’s së Fatmir Limajt për rrëzimin e Qeverisë që po e drejton Albin Kurti. Megjithatë pa përkrahjen e PDK’së , LDK nuk do të mund të realizojë një plan të tillë.

E me shumë gjasë, kreu i PDK’së, Kadri Veseli, do të tregojë pas pak minutash nëse do të përkrahë nismën për rrëzimin e Qeverisë, në një konferencë për media. Kjo pasi që Isa Mustafa nuk e ka ftuar në takim kokë më kokë, njejtë sikurse Limajn e Haradinajn.
Njoftimin zyrtar për konferencë në krën 18:45 e ka dhënë zyra për media e PDK’së.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban sonte (e premte, 20.3.2020) konferencë për media”, thuhet në njoftim. LDK ndërkohë para pak çastesh ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesën për mocion mosbesimi të nënshkruar nga 44 deputetë.

Menu Title