.
×

Veseli kthehet nga Haga, nuk tregon në çfarë cilësie u intervistua



Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka folur shkurtimisht pas kthimit nga Haga ku u intervistua nga Specialja.  “Sa më shumë paqe qetësi për popullin tonë, zoti e mbrojtë Kosovën, lavdi e përjetshme UÇK-së, gjithmonë krenar përjetë”, tha Veseli.

I pari i PDK-së, nuk komentoi se në çfarë cilësie është ftuar, derisa, nuk u përgjigj as në pyetjet e gazetarëve. Për të pritur Veselin në aeroport dolën dhjetëra qytetarë.

Ndryshe, dje pas intervistimit, Veseli tha se është shumë optimist se do të ketë paqe me Serbinë dhe se kjo do të arrihet shpejt. Ai shtoi se gjenocidi serb në Kosovë ekziston edhe në dokumente u shpreh i bindur se kjo gjë nuk duhet harruar kurrë.