.
×

Veseli: I kemi plotësuar 30% më shumë të kritereve për liberalizimin e vizave



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli aktualisht po qëndron për një vizitë zyrtare në Finlandë. Nga atje, Veseli ka thënë se ka marrë përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Interpol si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Ne duhet t’i besojmë BE-së, sepse identiteti jonë është evropian. Unë edhe vet jam shumë i zëshëm, ndoshta nganjëherë shumë i drjetëpërdrejt dhe pavarësisht cili është qëndrimi ne duhet t’i besojmë BE-së. Problemet që i ka BE tani janë duke u rrokullisur në kurrizin e qytetarëve tanë”, ka thënë Veseli për RTV Dukagjin.

Sipas tij, sa i përket lëvizjes së lirë duhet të jemi më të zëshëm. “Ne duhet të jemi më të zëshëm si shoqëri civile, ne i kemi plotësuar të gjitha kriterët për të mos thënë edhe 30% më shumë se sa secili vend tjetër në ballkan. Në rastin e mos liberalizimit të vizave kemi të bëjmë me moralin politik të këtij Bashkimi Evropian. Tani ka zëra se mund të jetë edhe politike, por ne do të vazhdojmë me reformat. Do të jemi afër ShBA-së, afër BE-së, ne do t’i binfim të gjithë ata se Kosova do të jetë shtet funksional dhe Kosova do të ecë përpara si shumë vende tjera të ballkanit përendimor, për këtë duhet të jenë të sigurt qytetarët e vendit tonë”, ka vlerësuar tutje Veseli.