[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veseli i gatshëm të takohet me Kurtin për “rastin Kollçaku”



 

Botpress, 16 Shkurt – Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka reaguar ndaj deputetes së VV’së, Fatmire Kollçaku – Mulhaxha, pas postimit të kësaj të fundit të një citati nga një gazetar serb. Veseli është shprehur i gatshëm që të pranojë ftesën e kryeministrit, Albin Kurti, për takim.
Veseli ka reaguar ndaj shkrimit të Kollçakut, pasi kjo e fundit citoj një gazetar serb që komentonte Kurtin. Në këtë shkrim ishte edhe fjalia që Kurti nuk ka “dosje kriminale të UÇK’së”. E për këtë deputetja e VV’së ka marrë kritika.
“Deputetja Kollçaku, në cilësinë e mendimit të saj politik, ka lirinë të propagandojë çfarë të dojë, sado që ajo çfarë ka bërë nuk ishte e mençur”, ka thënë Veseli.
“Nuk bëhet fjalë thjesht për një qëndrim, por për një mentalitet që mendon se përfitimi politik, duke i dëmtuar shqiptarët, jep premisa suksesi në betejën imagjinare politike edhe pas zgjedhjeve. Për këtë lloj mentaliteti, Serbia agresive dhe politika e saj perfide, e përmbledhur në imazhin e kreut të saj institucional, Aleksandar Vucic, është më prioritare sesa sfida që na pret – e ardhmja e Kosovës”
Tutje Veseli thotë se ky shkrim është shantazh i tij për shkak të Gjykatës Speciale, vetëm për konsum elektoral të brendshëm të Albin Kurtit, por shton se ai do i përgjigjet ftesës së këtij të fundit.
“Para disa ditësh, Albini Kurti është shprehur publikisht se do që të më takojë. Për çështje shtetërore, unë edhe mund ta takoj”, ka shkruar Veseli.
“Por, nëse vërtet mendon se jam i shantazhuar nga Gjykata Speciale, atëherë Albin Kurti nuk ka nevojë të paktën për mua si një nga themeluesit e UÇK-së”
Por ai shton se do e mbështeste Kurtin në premtimet e tija parazgjedhore, sikur ai për flamur kombëtar, për bashkim, për punësim dhe për konfiskimin e pasurive ndaj cdo përfituesi të paligjshëm. Megjithatë, ai shton se nuk do të përkulet para presionet, shantazhit dhe manipulimit.
“Deputeten në fjalë e ka futur në konfrontim publik të panevojshëm Albin Kurti. Si ish Kryetar i Kuvendit, e vlerësoj korrektësinë dhe maturinë e deritashme që ajo ka treguar në qëndrimet e veta politike. Kërkimfalja për gabime nuk është diçka tragjike. Por, edhe vazhdimi i mbajtjes së qëndrimeve të njëjta të saj, nuk ma ndryshon vlerësimin për të”, shprehet Veseli.
“Por, ka një çështje tjetër më të madhe në këtë temë. Gjykata Speciale. Ka kohë që ka filluar, me entuziazëm e me ankth. Kazani publik po zien sidomos para supozimeve për ngritje të aktakuzave të Gjykatës Speciale”, shton ai.
Sipas tij, akterët politik po e shfrytëzojnë vonesën e Gjykatës Speciale për të “shantazhuar” në raport me dialogun me Serbinë.
“Pra, që vonesat e Gjykatës Speciale të lidhen me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe sjelljen e disave prej nesh, varësisht nga ky presion. Qytetarët le të jenë të vëmendshëm për premtimet që ua dhanë qeveritarët e sotëm, edhe në planin kombëtar, edhe në atë të mirëqenies”, thotë ai.
“E sa për pjesën e UÇK-së dhe timen si një prej liderëve të saj, që nga dita e parë, ju siguroj se luftëtarët e lirisë asnjëherë nuk lëvizin nga interesi i Kosovës dhe dinë ta mbrojnë mirë atë deri në fund”

Menu Title