.
×

Veseli: Franca e Gjermania përkrahin Kosovën për vizat e dialogun



Krye parlamentari Kadri Veseli pas takimit me delegacionin gjermano-francez ka folur para media duke thënë se kanë marrë konfirmim nga këto dy shtete për liberalizim të vizave e për vazhdimin e dialogut.

“Patëm një takim shumë të mirë dy vendet më të fuqishme të BE-së, Gjermania edhe Franca janë përkrah nesh, janë përkrah Kosovës në rrugëtimin euro-atlantik. Gjermania edhe Franca do të përkrahin Kosovën edhe në liberalizim e vizave për qytetarët tanë një e drejtë e cila po shpresojmë që do të ndodhë këtë vit”, deklaroi Veseli.

Kryeparlamentari Veseli tha se kanë marrë një lajm të mirë edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Po ashtu në procesin e dialogut është një lajm i mirë, se vendet e BE-së do të jenë të involvuara së bashku me SHBA në arritjen e një marrëveshje historike në mes të Kosovës e Serbisë e cila do t’i hapë një perspektivë të mirë të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë kontinentit”, shtoi ai, duke thënë se qëndrimet e delegacionit të Kosovës ishin unike. Qëndrimet e delegacionit të Kosovës ishin shumë unike. Është ditë shumë e mirë për Kosovën për vetë faktin se vende si Gjermania edhe Franca janë krah nesh edhe SHBA-të”, tha tutje Veseli.

Sipas krye parlamentarit, Gjermania e Franca nuk patën ndonjë kërkesë specifike drejtuar liderëve të Kosovës.

“Nuk ka pasur kërkesë specifike, përveç faktit që në samitin e  Parisit do të shkojmë edhe më të përgatitur Gjermania edhe Franca do të jenë edhe më të involvuara në dialog, edhe SHBA-të gjithashtu. Shteti sovraniteti janë të pacenueshëm, liberalizmi dhe marrëveshja me Serbinë është në interes të të gjithë Kosovës”, përfundoi ai.

Ndryshe, sot me delegacionin gjermano-francez është takuar fillimisht presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, Pas tij me delegacionin u takua edhe kryeministri, ndërkaq, i pari i Qeverisë vazhdoi takimin me delegacionin dhe dy kryenegociatorët Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, derisa në takim mori pjesë edhe krye parlamentari Kadri Veseli.