.
×

Veriu gdhinë me billborde të kryeministrit serb Vuçiq



Në ditën kur kryeministri shqiptar Edi Rama viziton Serbinë, veriu i Kosovës është zgjuar me billborde për mirëseardhjen e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, vizita e të cilit është paraparë në Kosovë gjatë muajit të ardhshëm.

Nga kufiri i Jarinjës, përmes Zveqanit dhe në veri të Mitrovicës, vërehen po thuajse kudo billborde në të cilat shkruan ‘Mirë se erdhe kryeministër”.

Mësohet se përmes këtyre billbordeve, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe se Vuçiq konsiderohet kryeministër edhe i tyre.