.
×

Vera iku, roamungu me Shqipëri s’u bë, ja kur pritet të hiqet



Po bëhen gati katër muaj që kur 11 deputetët e pavarur të Kuvendit të Kosovës, patën bërë kërkesë për heqjen e ROAMING-ut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo rezolutë e miratuar nga Kuvendi, u propozua me qëllim që të hiqen tarifat dhe qytetarët të mund të komunikojnë me çmime sikurse në vendet e tyre.

Ministri Valdrin Lluka thotë se ka punuar në këtë drejtim, në mënyrë që ky propozim të pilotohet në muajt e verës por që ka qenë e pamundur, andaj po e njëjta pritet të finalizohet në muajin tetor të këtij viti.

“Nuk ka qenë e mundur të arrihet marrëveshja më herët, por shpresojmë që në shtator të nisin procedurat me të nisur punën Kuvendi i Kosovës, kurse në tetor të finalizohet, megjithëse kërkesa ishte për sezonën e verës kjo gjë nuk është arritur”, ka theksuar ai.

Ministri Lluka thotë se tashmë është radha e Shqipërisë që t’i kryejë obligimet e mbetura.

“Ne kemi krijuar një grup punues në tërë Kosovën. Tashmë Shqipëria ka mbet me i kry të gjitha obligimet. Zv.ministrja e Energjisë të Shqipërisë, Dorina Çinari ka qenë në Kosovë ne jemi takuar dhe jemi dakorduar që me nis me u ekzekutu sa më shpejt. Poashtu, jemi taku me operatorët telefonik vendor në baza vullnetare. Ne jemi takuar me operatorët tanë me Telekomin dhe Ipkon para një muaji. Telekomi ka shprehë gatishmëri, kurse Ipko ka kërkuar të largohet kostoja e thirrjeve, mirëpo ato të hyra janë shumë të rëndësishme për operatorët e Shqipërisë”, ka thënë Lluka në një bisedë për Indeksonline.

Nga ana tjetër, deputeti Fisnik Ismajli, thotë se kanë informacione që roamingu të largohet në fillim të muajit shtator.

Por, meqenëse bisedimet kanë nisur vonë, sipas tij nëse një gjë e tillë ndodh edhe në muajin tetor, atëherë është e arritur e madhe.

“Faktikisht mendojë që edhe takimet që janë bërë me të Shqipërisë kanë nisë vonë, edhe e dimë që edhe aty janë disa procedura që duhet të kalohen. Ne po dojmë që sa më shpejt të ndodhë kjo, sa më shpejt të hiqet roamingu mes Shqipërisë dhe Kosovë. Sipas informacioneve që kemi pas, kemi prit që në muajin shtator të ndodh kjo, mirëpo edhe në tetor nëse ndodh qatëherë kjo është e arritur e mirë”, ka thënëIsmajli në një prononcim për Indeksonline.

Heqja e roamingut është një nga shërbimet më të rëndësishme që do t’iu mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës dhe Seikim shumë më efikas dhe më te lirë./ BP/