[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vepritmari nga diaspora e quan Albin Kurtin “politikan rrugaç!”



 

Veprimtari nga diaspora Saim Tahiraj ka shryrrë mllefin e tij ndaj Albin Kurtit duke mos e kursyer as me fjalën “rrugaç”.
Tahiraj në një shkrim të tij ndër të tjerash ka shkruar këto fjalë për Albin Kurtin”
“ërë karrierën e vet politike e ndertoi në rrugë! Protestoi, demonstroi kundër çdo marrëveshje ndërkombëtare ku po i viheshin themelet shtetit të Kosovës, Rambuje, Vjenë, Bruksel dhe së fundmi në Vashinngton ku po forcohej shtetësia e Kosovës.
Sulmoi të gjitha institucionet ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK, EULEX të cilat kishin ardhur për ta ndihmuar ndertimin e shtetit tonë.
Sulmoi edhe Anbasadoren Amerikane Tracy Jacobson, shteti i cili na e solli lirinë dhe pavarësinq e Kosovës! Nuk e njohu kurrë shtetin e Kosovës i cili u fitua ma gjak dhe shumë sakrifica të mdha! Nga rruga përherë i sulmoi me armë institucionet e shtetit dhe i dogji ato , shkatrroi pasurin shtetërore.
Sulmoi dhe plagosi Policinë e Kosovës, bijtë dhe bijat tona! Nuk i njohu simbolet e shtetit, i dogji edhe ato!
Në vazhdimësi e sulmoi ashpër Presidentin Rugova dhe LDK-në!
Bashkëpunoi me të gjithë ata përsona dhe grupacione politike dhe kriminale që luftonin LDK-në dhe Presidentin Rugova.
Të gjitha këto veprime kundër shtetit dhe miqëve tanë i bëri nga rrugët, nëpër rrugë dhe përmes rrugëve, andaj një përson i tillë nuk ka se si të quhet ndryshe përpos RRUGAQ!
Kur e pashë sot duke bër homazhe te vorri i Presidentit Rugova, mu sillën vërdallë të gjitha këto veprime dhe shumë të tjera që nukë po i përmendi, të këti Rrugaqi. Për një momentë mu errsua të pamurit dhe më erdhi për të vjellë. Ishte një skenë që po përseritej, e bëri shumë më parë Thaqi dhe disa të tjerë, tani po e banë të njejten edhe bashkveorimtari i tyre! Ky vetëm po e banë shumë me vonesë, urrejtja e madhe që kishte ndaj Tij ja ruajti kryeneqsin deri më tani. Etja e madhe për pushtet po i zbutë edhe kryeneqsitë më të forta. Duke e shiquar këtë rrugaç se si sillej vërdallë, rreth e rrotull varrit të Presidentit Rugova po bëja krahasimin dhe dallimin e madhë që ka Presidenti me këtë Rrugaq. Deri sa Presidenti Rugova tërë jetën ja kushtoj lirisë dhe pamvarsisë së shtetit të Kosovës, ndertimit dhe funksionimit të institucioneve të tij, demogracisë dhe tolerancës, unitetit të poullit.Madje edhe me ata që e quajten tradhtarë dhe e denuan me vdekje! Derisa udhtoj anë e kënd botës për të ndëtuar miqësi reja dhe për ti ribër ato të vjetrat, të cilat ishin vendimtare për lirin dhe pavarësinë e Kosovës. Ky rrugaç veproj krejtësisht në të kundërten , i luftoj dhe minoj të gjitha këto përpjekje.
Kur e shiqon një skenë të tillë dhe kur ja shton edhe rreshtin që ishte pas dhe krahas këti rrugaqi dhe thirren në emër Rugovizmit, edhe mundë të çmendesh. Këto paradokse ndodhin vetëm në Kosoven tonë të dashur.

Saim Tahiraj

Menu Title