.
×

Veprimtarët e KMDLNJ-së në Mitrovicë vizituan minatorët e Trepçës në Stantërg



Sot, më 12.VII.2018 në orën 1510, veprimtarët e KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, ua bënë një vizitë minatorëve të Minierës, “Trepça” në Stantërg të Mitrovicës, keta minatorë që nga 9.VII.2018 kanë hy në grevë, poashtu këta kanë gjashtë kërkesa : 1. Njohja e pensionit 70% e pages mosha 50-55 vjeç, 2. Ligji për invalidët e punës, 3. Pervoja e punës e benificuar, 4.Sigurimi shëndetësor në punë,  5.

Njohja e përvojës së punës 89-99 dhe Pensioni Familajr. KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, konsideron se këto kërkesa janë të realizueshme, vetëm se duhet vullneti i Qeverisë së Kosovës dhe i Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale. KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, iu bën thirrje Komisionit në fjalë dhe Qeverisë së Kosovës që sa më pare të shkojnë në Minierën e Stantërgut të shohin për së afërmi gjendjen e minatorëve grevist. Gjatë bisedës me disa minatorë u njoftuam se që nga e hëna pra, më 9.VII.2018, disa minatorëve iu ka përkeqsuar gjendja shëndetsore për çka kanë qenë të shtyrë të kërkojnë ndihmë mjeksore. KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitroviocë edhe një here kërkon nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës që mos të lejojnë të eskaloi situata por të shkojnë në minierë të bisedojne me grevistë dhe ti marrin me zeriozitet kërkesat e tyre.