[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Veprimet e ardhshme të Speciales nënkuptojnë edhe trazimin e skenës politike”



Kosova tashmë është në krizë të re, ka thënë publicisti Imer Mushkolaj, tek ka komentuar mbi pasojat pas kumtit që ka dhënë Zyra e Prokurorit të Specializuar se presidenti Hashim Thaçi është në mesin e njerëzve ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për krime lufte.

Ka numëruar pasoja në planin ndërkombëtar e edhe në atë të brendshëm, shkruan KOHA.

Mushkolaj është publicist dhe në një intervistë për “Kohën Ditore” ka folur mbi efektet që ka prodhuar Specialja dhe të tjerat që do të prodhohen, pasi kjo gjykatë të konfirmojë aktakuzat që janë deponuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Thotë se imazhi ndërkombëtar i Kosovës është rënduar dhe se fat të njëjtë ka pësuar edhe pozicioni i saj në negociatat me Serbinë. E në planin e brendshëm ka paraparë trazim të skenës politike.

“Kosova gjendet në një situatë të vështirë dhe është shumë problematike se si mund të menaxhohet një situatë e cila mund të vijë shpejt, me konfirmimin e aktakuzave”, ka thënë ai. “Pra, nuk po flasim për një situatë normale dhe lehtë të menaxhueshme, aq më pak duke pasur parasysh se veprimet e ardhshme të Gjykatës nënkuptojnë edhe njëfarë trazimi të skenës politike në Kosovë”.

Menu Title