[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Veliu takoi shefen e UNDP’së në Kosovë



Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim, Maria Suokko, përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.

Në këtë takimu diskutua për partneritetin mes MPBAP-së dhe UNDP-së, në kuadër të shumë projekteve të përbashkëta, në të cilat misioni i UNDP-së ka ndihmuar institucionet e sigurisë në Kosovë, duke mbështetur zhvillimin e kornizës përkatëse ligjore, strategjive dhe planeve të veprimit.

“Parandalimi i krimit të organizuar kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim, prandaj ne kemi nevojë për mbështetje të organizatave siç është UNDP, sidomos në projektet e përbashkëta në luftimin e  trafikimit të armëve të paligjshme në Kosovë dhe luftimin e krimit kibernetik dhe për këtë jam shumë falënderues”, theksoi ministri Veliu.

Ndërsa përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, theksoi se në  kuadër të kapaciteteve që ka ky mision në Kosovë, do të vazhdojnë të përkrahin MPBAP-në në projekte që do të rrisin sigurinë e përgjithshme në Kosovë.

Menu Title