[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Agim Veliu i përgjigjet AAK-së për postin e presidentit



Botapress 16 Dhjetor – Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka thënë se të gjitha partitë në vend duhet të ulen në një tryezë për të zgjidhur çështjen e presidentit të vendit.

Në një bisedë për GazetaBlic, i pari i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka komentuar edhe kërcënimet e AAK-së, gjegjësisht kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, që nëse s’i jepet posti i të parit të shtetit, vendi do të shkojë në zgjedhje, për të cilat, siç ka thënë Veliu, LDK-ja është e gatshme në çdo kohë.“LDK është gatshme për zgjedhje në çdo kohë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka bërë të qartë se cila është rruga për me ardhur deri te një marrëveshje në lidhje me presidentin. Rruga e vetme është që partitë të gjitha të ulen në një tryezë dhe të bisedohet se si mund të dilet nga kjo situatë për sa i takon zgjedhjes së presidentit. Përndryshe, ose kështu, ose ndryshe nuk bën, kjo nuk mendoj se është rruga dhe gjuha e duhur për zgjidhjen e problemeve”, ka thënë Veliu.

Veliu ka komentuar edhe sondazhet e fundit, për të cilat thotë se s’iu beson atyre.“Sondazheve të fundit s’iu besojë në asnjë mënyrë, që kanë thënë se LDK-ja bie në vendin e tretë. Nuk mundet Vetëvendosja në asnjë mënyrë me i fitua 50 për qind, as 40 s’mundet t’i fitojë. Pra, jemi të gatshëm kurdo që krijohen kushtet dhe kurdo që duhet që shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Veliu.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se paraqitja e kandidaturës së tij për president të vendit ka qenë një ofertë për partitë e tjera në mënyrë që të gjendjet një zgjidhje dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Haradinaj thotë se nëse nuk ka marrëveshje për kandidaturën e tij, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.Të njëjtën gjë e kanë thënë edhe zyrtarë tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).Përjashtimin e zgjedhjeve s’e ka përjashtuar edhe kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti.“Jemi në përpjekje për të tejkaluar situatën për takim. Nuk përjashtohet edhe mundësia e organizimit të zgjedhjeve”, është shprehur Hoti sot gjatë një konference për medie.

Menu Title