.
×

Vdiq Sevdije Ahmeti



Ka ndërruar jetë aktivistja shumëvjeçare e çështjeve të grave dhe të drejtave të njeriut, Sevdije Ahmeti.

Ajo njihet si njëra ndër aktivistet e para për të drejtat e grave në Kosovë, lëvizje që nisi në Kosovë në vitet e ’90-a krahas kërkesës për liri e pavarësi.

Një kohë ka punuar edhe në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, si dhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Në vitin 1993, bashkë me Vjosa Dobrunën themeluan Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, një organizatë që pos ndihmës për nënat dhe fëmijët, ndihmoi shumë edhe në dokumentimin e torturave që pushteti serb bënte ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e grave dhe fëmijëve në veçanti.

Pas luftës, Ahmeti ishte ndër të parat që inicioi çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.