.
×

Vdiq ne moshen 86 vjec Stan Dragoti Producenti dhe regjisori i njohur hollivudian me origjinë shqiptare



Nga Beqir Sina New York: Burime shqiptare, nga SHBA, thonë se në moshën 86 vjecare sot vdiq, në Los Angelos – Kalifornia, Stan Dragoti Producenti dhe regjisori i njohur hollivudian me origjinë shqiptare. Kush është Stan Dragoti… Stan Dragotit, njihet nga shqiptarët si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrave Njujorkeze me filimin e famëshëm “I love New York”.

Ai thuhet se ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City. Preardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në ShBA. Babai i tij Asllan nga fshati me peisazh tërheqës, Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti i lashtë Tepelenë. Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmini. Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar t’a shpenzonte kohën përballë programeve televizive. Cdo film që shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prinderit. Që në moshën 7-vjec filloi të vizatonte, imagjinonte dhe shumë skicime të moshës. Sipas Wikipedia, thuhet se këto ishin dhe zanafillat të cilat e çuan ëndrën e tij realitet. Mbaroi njekohësisht kolegjin në “Cooper Union” New York dhe shkollën e arteve vizuale. Ai bashkëpunon akoma që prej vitit 1968 me kolegun e tij Charli Moss. Stani bëri ëmer që në hapat e para kur filloi drejtor i një filmi ,që pati sukses të pabesueshëm. Disa nga shitjet i kalonin shifrën 200 milion dollar të çdo prodhimi të kompanis së tij. Njëkohësishtë filloi të realizonte reklama për gjigandet e industrisë së linjave ajerore dhe atyre së prodhimit të makinave. Njeri intiligjent dhe krijues duke i vënë në shërbim të kohës. U bë tepër i njohur dhe i kërkuar për vetë kohën. Mos vallë koha e kishte kujdesur për momentin e duhur që të bënte rizgjimin e ëndrave Njujorkeze.Eshtë e paharueshme për ata që kanë jetuar vitet 1970 kur i kujton filmin simbol – filmin që ka “pushtuar” rreklamat dhe vitrinat shumë ngjyrshe të metropolit gjigand të botës Nju Jork për pjesën e filmit “I love New York”. Një zemër “flakë e kuqe me dy gërma të mëdha NY” çka lexohet në shqip e dua me gjithë zemër Nju Jorkun. Megjithese kanë kaluar kaq vite kjo rreklan është si me thënë hymni i njujorkezve “I love New York”.