Viktima ishte duke ushtruar në një palestër fitnesi në Kaçanik dhe përnjëherë është rrëzuar.
Policia ka njoftuar se dje rreth orës 15:30, në Kaçanik, një person teksa ishte duke ushtruar në një palestër fitnesi përnjëherë ishte rrëzuar.
Personeli i palestrës e ka dërguar atë menjëherë në shtëpinë e shëndetit në Kaçanik, ku i është ofruar ndihma mjekësore.
Pastaj, viktima me autoambulancë është transportuar në Emergjencën e Ferizajt, ku dhe ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.