[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vdes anëtari i ri i LDK’së, ishte dërguar në Turqi për shërim



Ka vdekur si pasojë e leukemisë akute, Getuar Hasani anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj. Hasani ka qenë student i stomatologjisë, dhe veprimtar entuziast i LDK’së në Ferizaj. Kështu edhe e ka përshkruar kryetari i kësaj dege Muharrem Svarqa, i cili ka njoftuar për vdekjen e tij:

Ky është njoftimi i Svarqës, pa ndëryrje:

Getuar Hasani, veprimtari entuziast i FR te LDK se, ne Ferizaj i cili vetem para nje muaji u diagnostifikua me leukemi akute, sot qenka shuar ne Turqi, ku plot shprese, kishte filluar mjekimin e kesaj semundje tinzare.

Ai ishte student i shkelqyeshem i stomatologjise dhe perballjen me semundjen e njihte mire. Nje perballje plot kurajo e plot jete. Por, mjeshtrit e vdekjes ishin me te shpejte.

Ata qe e njohen Getin, e dine se ai ishte nje yll, nje djale shembullor e i pakrahasueshem. Prandaj dhimbja eshte e madhe. Eshte tronditese.

Me shuarjen e tij, humbem njeriun e te gjithe neve. Kujtimi per te do te jete malli yne i pashuar.

Ngushellohemi bashke.

Geti pushofte ne paqe!

Menu Title