.
×

“Vdes Albërie Hadërgjonaj”, vjen menjëherë reagimi



Për disa klikime më shumë “lajmet e rreme” po bëjnë hatanë, duke shkaktuar edhe trauma tek njerëzit që prekin.

 

Këngëtaren e mirënjohur e kanë shpallur të vdekur në një aksident tragjik të ndodhur në ‘Rrugën e Kombit’.

 

Por Albërie Hadërgjonaj ka reaguar menjëherë për të përgënjeshtruar këtë lajm në adresë të saj.

 

E nga shkrimi nuk ka asgjë të vërtetë dhe në fakt Albëria ndodhet shëndoshë e mirë në SHBA.

 

Këngëtarja ka ndarë lajmin në Instastoryn e saj dhe shkruan ‘Ja syri i keq’ shoqëruar me emoji që tregojnë të qeshura pa fund.