.
×

Vdekja misterioze e Kosovare Kurtajt dhe fshehja e gjurmëve të një aksidenti



Botapress, 11 qershor

Katër burra kishin mbetur të fundit pranë varrit të Kosovare Kurtajt ditën e varrimit në Istog. Ata shihen në një video-xhirim tek bëjnë një bisedë serioze në varreza.

Avokati Ramë Dreshaj pretendon se e di çfarë kanë folur ata. Kjo, bazuar në literaturën kriminalistike dhe përvojën e gjatë si polic hetues, shkruan sot Koha Ditore.

“Ata betohen që të varroset sekreti, qysh është varrosur kjo vajzë sot”, thotë Dreshaj, që ka punuar 20 vjet në Polici, në sektorin e vrasjeve, dhe si trajnues i kuadrove të reja policore.

Këto pretendime janë injoruar vite me radhë, ani se një dëshmitar ishte i gatshëm të dëshmonte se Kosovarja nuk kishte vdekur në aksident komunikacioni siç pretendonte Prokuroria, por ishte vrarë nga disa njerëz që njihen si “komandantë të Mitrovicës”.

Kosovare Kurtaj (1988), e lindur në Francë, ka vdekur më 4 dhjetor 2010, pak pas mesnatës, në rrugën Prishtinë – Mitrovicë në Milloshevë.