.
×

Vazhdon greva e minatorëve, keqësohet gjendja shëndetësore



Edhe tani kur po ofrohet skadimi i afatit pre 24 orëve, greva e më shumë se 700 minatorëve në horizontin e tetë të Minierës së Trepçës në Stantërg është duke vazhduar.

Minatorët para pak çastesh i kanë vizituar edhe zyrtarët e PTK-së në Mitrovicë duke u solidarizuar plotësisht me kërkesat e tyre.
Mësohet po ashtu se gjendja shëndetësore e minatorëve është e përkeqësuar, për shkak të kushteve të rënduara në horizontin e tetë të kësaj miniere.