[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Vazhdojnë shpërblimet”: Kompania e ministrit Kuçi fiton tender pesë milionësh



Kompania “Hidroterm” nga Suhareka, e cila është në pronësi të ministrit aktual të Ekonomisë dhe Mjedisit është shpërblyer me tender pesë milionësh nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) për ndërtimin e objektit spitalor për nënën dhe fëmijën në Prizren.

Sipas dokumenteve  shihet se në këtë proces prokurimi kanë aplikuar pesë kompani e ku për kontratë është rekomanduar kompania ““Hidroterm” e ku vlera e kontratës është 4,915,029 euro.

Ajo çfarë shihet në këtë kontratë është se shkruan se Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës shpërblen me kontratë kompaninë “Hidroterm”.

Për këtë proces prokurimi Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) kohë më parë kishte rekomanduar për kontratë një Operator tjetër Ekonomik, e ku tashmë kompaninë e rekomanduar për kontratë e kishte cilësuar si të papërgjegjshme. Por, pas ankesës kompania e cila më parë ishte rekomanduar për kontrate është cilësuar si e papërgjegjshme.

 

Menu Title