.
×

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e sheshit “Adem Jashari”



 

 

Po vazhdojnë punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari” që lidh Kuvendin e Kosovës me Komunën e Prishtinës.

Kjo pjesë ka paraqitur probleme për qytetarët, shkallët e dëmtuara dhe gjithë pjesa tjetër ka qenë e vështirë për t’u kaluar, sidomos gjatë sezonit të dimrit, shkruan Botapress.info

Sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, këto punime do të  vazhdojnë për rreth 90 ditë./Botapress.info/