.
×

Vazhdojnë pritjet në kufi, gjashtë orë për të dalë nga Kosova prej Merdares



Po vazhdojnë pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare, Merdare, Mutivodë e Jarinje. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, pritjet për të dalë nga Kosova në Merdare janë 5 deri në 6 orë. Në Mutivodë, pritja është 2 orë deri në 2 orë e 10 minuta, ndërkaq në Jarinje pritjet janë deri në 2 orë.

Kujtojmë se pritje të tilla ka pasur edhe në ditët që lamë pas. Të dielën pritjet në Merdare kanë qenë më shumë se tetë orë.